Ukraina rrezikon zgjedhje të jashtëzakonshme

Bota

Ukraina rrezikon zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 13:53

Dy parti qeveritare ukrainase janë larguar nga koalicioni i madh në parlament për t’i krijuar kështu mundësinë presidentit Petro Poroshenko që të filloj procedurat për zgjedhje të reja parlamentare.

Partia nacionaliste, Svoboda dhe partia tjetër “UDAR” që udhëhiqet nga ish kampioni i boksit, Vitali Kliçko, janë larguar nga koalicioni udhëheqës në parlament.

Politikanët janë ankuar se pa zgjedhje të reja parlamentare, përkrahësit e ish presidentit Viktor Janukoviç, janë duke e penguar punën e parlamentit.

Mirëpo, udhëheqësi i parlamentit, Oleksandr Turçynov, ka kritikuar partitë që janë larguar nga koalicioni duke thënë se janë larguar shumë herët pasi parlamenti është dashur të miratojë disa ligje paraprakisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat