Zhduket një avion algjerian me 116 persona/Eshtë rrëzuar në Niger?

Bota

Zhduket një avion algjerian me 116 persona/Eshtë rrëzuar në Niger?

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 12:34

(I plotësuar) - Një avion i ”Air Algerie”, i nisur nga Burkina Faso është rrëzuar në Niger, njoftojnë media të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërkohë, gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit ”Air Algeria”, i zhdukur sot mes Ugadugut dhe Algjerisë, janë të gjithë spanjollë, njoftoi sindikata e pilotëve spanjollë, Sepla. ”Avioni, tip McDouglas MD83 me 110 pasagjerë në bord nuk ka mbërritur në Algjer”, njoftoi kompania Swiftair, pronare e avionit.

“Ne nuk kemi asnjë kontakt deri tani. Dy pilotët dhe katër anëtarët e ekuipazhit janë spanjollë”, theksoi Sepla.

Avioni i kompanisë ”Air Algerie”, që udhëtonte në itinerarin Ugadugu (Burkina Faso) – Algjer, ka humbur kontaktet, 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti Ugadugut.

“Shërbimet e navigimit ajror kanë humbur kontaktet me një avion të ‘Air Algerie’, 50 minuta pas ngritjes”, njoftoi kompania ajrore publike algjeriane.

* * * * * *

Kompania ajrore kombëtare ‘Air Algerie’ shprehet se ka humbur kontaktin me një nga avionët e tyre, i cili po fluturonte mbi Burkina Faso, shkruan BBC.
Kontakti është humbur 50 minuta pasi avioni është ngritur në ajër nga aeroporti Ouagadougou, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Algjeriane.
Sipas BBC në avion udhëtonin 110 pasagjerë si dhe 6 pjesëtarë të personelit.
Avioni i tipi MD83, ishte marrë me qira nga kompania ajrore spanjolle Swiftair, dhe sipas agjensisë së lajmeve APS, avioni kishte deklaruar emergjencë e më pas ka humbur kontaktet.
Avioni ishte parashikuar të ulej në destinacion në orën 05:10 sipas orës lokale.
Fluturimi AH 5017 fluturon nga Ouagadougou në Algeris katër herë në javë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat