Gjykata e Strasburgut e dënon Poloninë

Bota

Gjykata e Strasburgut e dënon Poloninë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 10:59

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka publikuar sot vendimin e saj që thotë se Polonia e ka shkelur Koventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke lejuar shërbimin e inteligjencies amerikane, CIA që në territorin polak të arrestojë dy persona të dyshuar si pjesëtarë të Al Kaidës, raporton Reuters.

Rasti në këtë gjykatë është dërguar nga dy sauditë, Abu Zubaydah dhe Abd al Rahim al Nashiri, që dyshohet se janë dërguar në një burg që është udhëhequr nga CIA në një mal në Poloni dhe më pas aty janë torturuar.

Gjykata në Strasburg ka vlerëuar se Polonia ndër të tjera ka shkelur nenet e konventës që flet për ndalimin e torturës, të drejtën për liri dhe të drejtën për hetim efektiv të dyshimeve.

Gjykata e urdhëron Poloninë që al Nashirit t’ia paguaj 100 mijë euro, ndërsa Zubaydahut 130 mijë euro.

Zyrtarët polakë e kanë kundërshtuar akuzën së Polonia ka pasur burg të CIA-s.

Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar që kanë mbajtur të mbyllur jashtë juridiksionit amerikan persona që janë dyshuar se janë pjesëtarë të AL Kaidës, por nuk kanë treguar se në cilat shtete kanë qenë këto burgje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat