BE shqyrton sanksione më të ashpra për Rusinë

Bota

BE shqyrton sanksione më të ashpra për Rusinë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 07:51

Ambasadorët e BE-së pritet të diskutojnë sot zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas rrëzimit të aeroplanit civil të “Malaysia Airlines” më 17 korrik në lindje të Ukrainës, me dyshimin se kjo është bërë nga rebëlët që përkrahen nga Moska.

Liderët e BE-së janë pajtuar gjatë një samiti të javës së kaluar që të zgjerojnë sanksionet kundër Rusisë duke pasur si cak kompanitë që ndihmojnë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa është hartuar edhe një listë me njerëz dhe kompani, asetët e të cilëve pritet të ngrihen deri në fund të korrikut.

Ministrat e Jashtëm të BE-së më 22 korrik kanë thënë se ata mund të vendos restrikcione edhe ndaj qasjes ruse në tregun kapital të mbrojtjes dhe teknologjisë së ndjeshme, përfshirë edhe sektorin e energjisë, nëse Rusia nuk ndalon dërgimin e armatimit në Ukrainë.

Komisioneri evropian për energji, Guenther Oettinger ka sygjeruar që BE-ja nuk duhet t’i jap Rusisë ndihmë teknike për të nxjerrë naftën polare dhe përpunimin e fushave të gazit nëse Moska nuk bën asgjë për të qetësuar krizën në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat