Arrijnë në Holandë trupat nga rrëzimi i aeroplanit malajzian

Bota

Arrijnë në Holandë trupat nga rrëzimi i aeroplanit malajzian

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 17:16

Dy aeroplanë ushtarakë, me 40 arkivole që mbanin viktimat e rrëzimit të aeroplanit malajzian, kanë ateruar në qytetin Eindhiven të Holandës.

Avionët janë pritur nga rreth 1,000 të afërm të viktimave, mbreti i Holandës, Willem-Alexander dhe mbretëresha Maxima, kryeministri Mark Rutte dhe përfaqësues të vendeve të tjera që kanë humbur shtetasit e tyre në tragjedi.

Flamujt e 11 vendeve që kanë humbur shtetas, kanë valuar në gjysmështizë në aeroport.

Ekspertët në Holandë do të bëjnë identifikimin e viktimave, shumica e të cilave kanë qenë holandezë.

Aeroplani, me 298 njerëz në bord, është rrëzuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës. Rebelët pro-rusë dyshohet se e kanë sulmuar atë me raketë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat