Niset aeroplani i parë me viktimat e MH17

Bota

Niset aeroplani i parë me viktimat e MH17

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 15:05

Trupat e parë të viktimave të aeroplanit të rrëzuar malajzian është larguar nga Ukraina,ndërsa tani është rrugës për në Holandë.

Trupat e rreth 50 viktimave pritet të arrijnë në një bazë ajrore në Eindhoven pas një ceremonisë që u mbajt në aeroportin e Kharkovit.

Në këtë ceremoni, zëvendës kryeministri ukrainas, Volodymyr Groysman, ka thënë se rrëzimi i aeroplanit është “akt jo human terrorist” që është kryer me ndihmën e Rusisë.

Të gjithë 298 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë vrarë përgjatë fluturimit MH17 me aeroplanin e “Malaysia Airlines” kur u godit me raketë në zonën që kontrollohet nga separatistët.

Holanda është në ditë zie sot, pasi 193 viktima të këtij aeroplani kanë qenë qytetarë holandezë.

Të gjithë trupat që janë tërhequr nga zona e rrëzimit të aeroplanit do të udhëtojnë drejt Holandës deri më 25 korrik.

Kryeministri australian, Tony Abbott ka thënë se mbetët e paqartë se sa trupa të pajetë kanë mbetur në zonën e rrëzimit të aeroplanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat