Australiani, fajtor për mashtrim 41 milionë dollarësh

Bota

Australiani, fajtor për mashtrim 41 milionë dollarësh

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 15:03

Një 64 vjeçar australian e ka pranuar fajësinë në një gjykatë federale në Nevada të SHBA-ve për rolin e tij në një skemë të mashtrimit përmes një programi të naftës BIO në vlerë prej 41 milionë dollarëve.

Nathan Stoliar është deklaruar fajtor në Las Vegas në dy pika të akuzës, mashtrim financiar teknologjik dhe konspiracion për pastrim parash dhe bërjen e deklarimeve fallso.

Sipas një marrëveshje të arritur me gjykatën, Stoliarit do t’i konfiskohen 4 milionë dollarë dhe ai duhet të paguaj edhe 1 milion dollar dëmshpërblim.

Ai ka mundësi të dënohet edhe më 69 vjet burg.

Prokurorët federal thonë se Stoliar dhe një banor i Las Vegasit, James Jariv, kanë përdorur firma në Kanada dhe Las Vegas që të gjenerojnë në mënyrë mashtruese miliona dollarë përmes kredive federale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat