Përparim në arritjen e armëpushimit në Gaza

Bota

Përparim në arritjen e armëpushimit në Gaza

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 12:57

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ai është duke bërë “hapa para” në përpjekjet për të arritur armëpushim në mes të Izraelit dhe miltantëve të Hamasit që e kontrollojnë Gazan.

Kerry megjithatë ka thënë se ka ende punë për tu bërë.

Kerry i ka bërë këto deklarata sot pas arritjes në Jerusalem ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të intensifikuara për të arritur armëpushim dhe për t’i dhënë fund dhunës dy javore në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Mbi 600 palestinezë janë vrarë, shumica civilë, ndërsa nga 29 izraelitët e vrarë, 27 kanë qenë ushtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat