Ndoshta nuk do të gjenden të gjitha viktimat e MH17

Bota

Ndoshta nuk do të gjenden të gjitha viktimat e MH17

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 12:24

Kryeministri i Australisë ka thënë se mbetjet e disa prej viktimave të aeroplanit të rrëzuar malajzian ndoshta kurrë nuk do të mund të gjenden, nëse nuk bëhet një kërkim i thellë në vendin ku është rrëzuar aeroplani, raporton Associated Press.

Tonny Abbott ka diskutuar sot edhe opcionet për sigurimin e zonës ku është rrëzuar aeroplani me liderët qeveritar.

Abbott iu ka thënë reporterëve se është e mundshme që “shumë trupa janë ende në vendin ku është rrëzuar aeroplani, të ekspozuar ndaj nxehtësisë së madhe të verës dhe kafshëve”.

Nga 298 pasagjerë sa ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar, 37 kanë qenë qytetarë apo banorë të Australisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat