Kinë: Ushtrimet ushtarake shkaktojnë vonesa në aeroporte

Bota

Kinë: Ushtrimet ushtarake shkaktojnë vonesa në aeroporte

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 09:57

Fluturimet nga dhe për 12 aeroportet e zonës lindore të Kinës duke e përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Shangait, do të përballen me vonesa për javë të tëra, për shkak të ushtrimeve ushtarake.

Byroja e Sigurisë Publike në Pekin e ka konfirmuar për mediat vendore se vonesat janë shkaktuar nga ushtrimet e mëdha ushtarake, por kjo byro nuk ka pranuar të jap ndonjë detaj se për çfarë bëhet sakt fjalë.

Thuhet se fluturimet janë duke u ndikuar nga data 20 korrik ndërsa vonesat mund të shkaktohet deri më 15 gusht.

Aeroportet në lindje të Kinës janë disa prej më të ngarkuarave në këtë shtet.

Vitin e kaluar, vetëm dy aeroportet e mëdha të Shangait, në Pudong dhe Hongqiao, kanë pasur 82.2 milionë udhëtarë, apo 11 për qind të pasagjerëve në përgjithësi, të dhëna këto të statistikave zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat