Ditë Zie në Holandë për MH17

Bota

Ditë Zie në Holandë për MH17

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 08:55

Holanda do të mbaj sot ditë zie për viktimat e fluturimit Mh17 të cilët udhëtonin nga Holanda për në Malajzi më 17 korrik.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se trupat e parë prej aeroplanit të rrëzuar në lindje të Ukrainës do të fluturojnë sot drejt Holandës.

Nga 298 personat e vrarë në atë aeroplan, 193 kanë qenë qytetarë të Hoalndës.

Monitoruesit e OSBE-së në Ukrainë thonë se mbi 200 trupa të pajetë janë dërguar në Kharkivin e kontrolluar nga qeveria ukrainase nga zona që kontrollohet prej rebelëve.

Monitoruesit e OSBE-së thonë se ka ende trupa të pajetë në vendin e rrëzimit të aeroplanit.

Ndërkaq kutitë e zeza me të dhënat e aeroplanit tashmë janë dorëzuar te autoritetet holandeze, të cilët kanë kërkuar nga Britania të hetojnë të dhënat e fluturimit MH17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat