Sulmuesi vetëvrasës vrau 21 persona në Bagdad

Bota

Sulmuesi vetëvrasës vrau 21 persona në Bagdad

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 08:37

Së paku 21 persona janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur mbrëmë vonë gjatë një sulmi vetvrasës në Bagdad.

Policia ka thënë se sulmuesi i ka dhënë makinës së tij të mbushur me eksploziv drejt një pike kontrolli të Policisë në hyrje të lagjes Khazimiyah të Bagdadit.

Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë policë.

Policia thotë se në pikën e kontrollit kishte një rend të gjatë të makinave të cilat ishin në drejtim të një ceremonie që do e shënonte fundin e Ramazanit e udhëhequr nga Imami Al Khadim.

Bagdadi ka perjetuar shumë sulme vetvrasëse prejse ka nisur ofenziva e militantëve Sunnit, pjesëtarë të Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat