Ukraina, hetim penal ndaj ministrit rus të mbrojtjes

Bota

Ukraina, hetim penal ndaj ministrit rus të mbrojtjes

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:28

Ukraina ka nisur proces penal kundër Ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu dhe oligarkut Konstantin Malofeev.

Faqja e internetit të ministrisë së brendshme ukrainase ka njoftuar sot se Shoigu është duke u hetuar për organizimin e grupeve të armatosura ilegale në lindje të Ukrainës që janë përgjegjëse sulmet ndaj autoriteteve të Ukrainës, marrjen nën kontroll të objekteve qeveritare dhe vrasjen e njerëzve dhe krime të tjera.

Malofeev është duke u hetuar për financimin e këtyre grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat