UNICEF apelon për fundin e martesës së fëmijëve

Bota

UNICEF apelon për fundin e martesës së fëmijëve

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:59

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se mbi 700 milionë gra në gjithë botën janë martuar sa kanë qenë fëmijë.

Një raport i UNICEF-it, i publikuar sot, paralajmëron se nëse nuk bëhet asgjë për t’i dhënë fund praktikës së tillë, numri i martesave të vajzave të mitura mund të arrijë në një miliard deri në vitin 2050.

Raporti vjen në kohën kur UNICEF-i dhe Qeveria britanike janë duke bashkëorganizuar një samit të vajzave, me qëllim të mbledhjes së përkrahjes për t’iu dhënë fund martesave të vajzave mitura dhe gjymtimit gjenital të femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat