Izraelitët sulmojnë punëtorët ndihmës në Gaza (Video)

Bota

Izraelitët sulmojnë punëtorët ndihmës në Gaza (Video)

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 13:11

Forcat izraelite që kanë pushtuar Gazën nuk kanë konsideratë as ndaj stafit humanitar, e këtë e dëshmon videoja që po qarkullon në internet.
Snajperët izraelitë shihen duke shtënë në civilë dhe punëtorë humanitar në Rripin e Gazës, përderisa po rrëmonin në ndërtesa, në kërkim për të mbijetuarit.

Punëtorët ndihmës, të identifikuar qartë me xhhaketa fluoreshente, janë sulmuar brutalisht.

Një i ri që tenton ti shpëtoj rrezikut, u plagos e më pas u qëllua për vdekje.

Ndërsa ai është i plagosur, duke thirrur për ndihmë, një tjetër e shtënë dëgjohet. Ai vritet duke u përpëlitur, dhe duke shqiptuar shehadetin.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në 583, pasi ushtria izraelite filloi sulme të reja në enklavën e bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat