Reuters: Largohen viktimat e aeroplanit të rrëzuar

Bota

Reuters: Largohen viktimat e aeroplanit të rrëzuar

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:36

Treni në të cilin gjenden viktimat e marra nga vendi ku është rrëzuar aeroplani malejzian është larguar nga qyteti që kontrollohet prej rebelëve pro rusë, Torez në lindje të Ukrainës.

Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve, Reuters duke e cituar një dëshmitar.

Më herët, zëvendës kryeministri i Ukrainës ka thënë se treni do të udhëtoj drejt qytetit lindor të Kharkivit para se trupat e pajetë të nisen drejt Holandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat