Vriten shtatë ushtarë izraelitë

Bota

Vriten shtatë ushtarë izraelitë

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:07

Shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë sot gjatë përleshjeve me militantët palestinezë, njofton ushtria e Izraelit.

Pas këtyre vrasjeve, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë përleshjeve dy javore në Gaza, ka shkuar në 25.

Ushtria nuk ka ofruar detaje të tjera.

Mbi 500 palestinezë janë vrarë gjatë konfliktit, shumica e të cilëve janë fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësor në Rripin e Gazas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat