Ukraina kundërshton verzionin rus të rrëzimit të aeroplanit

Bota

Ukraina kundërshton verzionin rus të rrëzimit të aeroplanit

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 18:41

Ukraina ka reaguar ndaj versionit rus të rrëzimit të aeroplanit malejzian në lindje të Ukrainës më 17 korrik, duke thënë se Moska duket që po bën përpjekje që “të heq dorë nga tragjedia”.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës, Andreiy Lysenko, ka thënë se provat sygjerojnë që raketa që e ka rrëzuar aeroplanin është gjuajtur nga “terroristët të cilat kanë marrë armë dhe specialistë nga Federata Ruse”.

Gjenerali Andrei Kartapolov, nga ministria e mbrojtjes së Rusisë ka thënë më herët se forcat qeveritare ukrainase kanë dërguar sistemin e mbrojtjes ajrore në zonën ku edhe është goditur aeroplani malejzian.

Lysenko ka thënë “për të mohuar tragjedinë, rusët anë duke vizatuar shumë fotografi dhe harta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat