Clegg paralajmëron sanksione të reja për Rusinë

Bota

Clegg paralajmëron sanksione të reja për Rusinë

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 17:20

Rusia ndoshta do të përballet me sanksione më të ashpra të BE-së pas rrëzimit të aeroplanit të “Malaysia Airlines” që vrau 298 persona, ka thënë sot zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg.

“Ne besojmë që ky është një rast ku ne duhet të vazhdojmë tutje drejt asaj që sipas zhargonit quhet, ‘sanksionet e nivelit të tretë’...Këto sanksione përfshijnë një grup më të gjerë të individëve, aseteve dhe sektoreve”, iu ka thënë sot Clegg reporterëve.

Britania ka njoftuar se është pajtuar me Gjermaninë dhe Francën që Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për të vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë të martën, kur ministrat e jashtëm të BE-së të takohen në Bruksel.

“Mendoj që tani ka ndryshim të qëndrimit...edhe te ato vende anëtare që më parë kanë qenë fjalëpak”, ka thënë Clegg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat