A është kjo raketa që ka rrëzuar aeroplanin MH17? (FOTO/VIDEO)

Bota

A është kjo raketa që ka rrëzuar aeroplanin MH17? (FOTO/VIDEO)

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 14:06

Një vozitës ka përcjellë dhe xhiruar një kamion bartës për rreth 2 kilometra, prej se kishte kaluar kufirin Ukrainas. Arsyeja e kësaj përcjelljeje sipas shoferit, është se ai kishte vërejtur kamionin të bart’te një raketë të madhe të mbuluar në mënyrë që të mos vërehej se çfarë ishte, për të cilën dyshon se është ajo që është përdorur për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines MH17.

Ne incizim dëgjohet shoferi duke thënë “kjo nuk është tallje.”

Ai ka publikuar imazhe të makinës të cilën po e bart’te kamioni, duke treguar se bëhet fjalë që bëhet fjalë për një hedhës raketash, i cili po kthehej pasi që, siç thuhet, ka rrëzuar aeroplanin me 298 persona, të martën e kaluar.

“Rusisë tani do t’i duhet të japë dëshmi të forta se nuk është fajtore për 298 viktimat e MH17, në mesin e tyre 10 shtetas të Britanisë,” i ka thënë Cameron, Putinit në një bisedë të tensionuar telefonike pas këtyre publikimeve.

Ai ka kërkuar nga Putin, që t’i hapë rrugë ekipeve të hetimeve dhe t’u sigurohet viktimave një varrim i denjë.

Në anën tjetër, rebelët pro-rusë kanë thënë t’i kenë marrë kutitë e zeza dhe t’ia kenë dorëzuar hetuesve ndërkombëtar.

Përkundër kësaj, zyrtarët e sigurisë ukrainase kanë bërë të ditur se Rusia i ka përforcuar separatistët me tre lansues të rinjë raketash dhe katër tanke të rënda e poashtu i kanë shtuar trupat në zonën e kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat