Gjermania ashpërson tonin kundrejt Rusisë

Bota

Gjermania ashpërson tonin kundrejt Rusisë

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 13:21

​Kërkimet për arsyen e rrëzimit të avionit të shoqërisë malajziane vazhdojnë. Përballë qëndrimit të separatistëve, politikanët gjermanë po lenë gjuhën e moderuar ndaj Rusisë. Putini duhet të veprojë, kërkojnë ata.

Tre ditë pas rrëzimit të avionit të shoqërisë ajrore malajziane MH17 me pasojë vdekjen e 298 personave ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë akses të plotë për të bëtë hetime të pavaruranë zonën tragjedisë, që mbulon një territor prej 36 kilometrash katrorë. As eskpertët e OSBE-së nuk punojnë dot të papenguar në zonën e krizës. Aktualisht po rritet presioni ndaj Rusisë për të ndikuar tek separatistët. Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar momentin aktual si një „zile alarmi për europianët“- qëllimi është ashpërsimi i sanksioneve kundër këtij vendi. Në Berlinin zyrtar sundon gjendja e shokimit për tragjedinë, dhe një rritje gjithnjë e më e madhe e zemërimit kundrejt qëndrimit aktual të Rusisë.

„Putini duhet të bëjë më shumë.“

Megjithëse krerët kryesorë të politikës ende nuk kanë dalë me kritika të drejtpërdrejta kundër presidentit Putin, apo fajësime të drejtpërdrejta, duket që Gjermania nuk mund të qëndrojë më e rezervuar. Nga njëra kancelarja Merkel telefonoi në fundjavë me Putinin, dhe interesi për mosndrëprerjen e kontaktit ekziston, nga ana tjetër ajo po në një telefonatë me kryeministrin britanik David Cameron dhe presidentin francez Francois Hollande ranë dakord në të ardhmen për një ashpërsim të ri të sanksioneve kundër Rusisë. Pas kësaj telefonate në fundjavë, kryeministri Cameron shkroi në twitter: „Putini duhet të bëjë më shumë.“

Ndërsa mes deputetëve të Bundestagut zemërimi shprehet hapur. Rolf Mützenich, zëvendëskryetar i fraksionit parlamentar socialdemokrat, që njihej deri më tani për një ton të matur kundrejt Rusisë, shprehet ashpër: „Pamjet dhe raportimet nga vendi i rrëzimit të avionit me separatistë të dehur, të papërmbajtur janë bezdisëse. Mbetet e paqartë pse përgjegjësit në Moskë vazhdojnë ta lejojnë këtë gjë. Ata pa dyshim i kanë mjetet për të ndikuar tek të ashtuquajturit separatistë“. Kërkesa e politikanit gjerman socialdemokrat i drejtohet direkt Putinit: „Presidenti rus duhet që kësaj çmendurie që filloi me aneksimin e Krimesë, më në fund t'i tregojë kufijtë publikisht dhe pa ekuivoke."

Fund provokimeve të separatistëve

Edhe politikani kristiandemokrat, Karl-Georg Wellmann, i cili po ashtu ka kontakte të mira me Moskën dhe Kievin shprehet pa dorashka. „Ka një përgjegjësi direkte të Putinit. Për mediat gjermane ai shprehet se presidenti rus në fund të fundit e destabilizoi Ukrainën lindore “duke lejuar kalimin e milicëve, armatimeve të rënda, teknikës moderne dhe raketave kundërajrore. Deputeti i Bundestagut thekson se ka shumë të dhëna që bëjnë përgjegjës separatistët për rrëzimin e avionit. Ka ardhur momenti për sanksione të ashpra, mendon Wellmann. “Sa më vonë të ndalet Putini, aq më e shtrenjtë do të jetë fatura."

Edhe koordinatori i qeverisë gjermane për Rusinë, Gernot Erler e shikon tani përgjegjësinë tek Rusia. Në një prononcim për televionin e dytë gjerman, ZDF Erler tha se tani „Rusia duhet të largojë kaosin e krijuar pas rrëzimit të avionit dhe t'i japë fund provokimeve të separatistëve. Ky është qëndrimi i përbashkët Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe ka bërë të ditur politikani Erler. „Nuk është e mundur që një fuqi e madhe si Rusia të mos ushtrojë dot presion ndaj fqinjve të vegjël, mbi të cilët ajo mban dorën mbrojtëse.“

Në koalicionin me bazë të gjerë në Gjermani ka shkaktuar reagime edhe mënyra e raportimit të mediave ruse, të cilat pa asnjë dyshim e dallim ia japin plotësisht fajin Ukrainës për rrëzimin e avinit dhe vazhdojnë të përhapin teori konsipirative. Hapa konkretë për një qëndrim të unifikuar europian kundër Rusisë priten nga takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian të martën (22.07) në Bruksel./dw/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat