Gaza, numri i viktimave shkon në 502

Bota

Gaza, numri i viktimave shkon në 502

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 12:53

Numri i të vdekurve palestinez nga terrori Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 502. Ushtria izraelite filloi sulmet e reja ajrore në disa zona të mbipopulluara në të gjithë enklavën e izoluar.
Nëntë palestinezë, duke përfshirë edhe shtatë fëmijë, u vranë dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë nga bombardimet izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

"Izraeli ka kryer një masakër të re, të tmerrshme kundër civilëve në Gaza", shtoi një zyrtar i shendetësisë palestineze.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtria izraelite qëlluan me 13 predha artilerie në gjashtë shtëpi që i përkasin familjes Siyam, duke shkaktuar dëme të rënda dhe duke lënë shumë viktima.

Që nga 7 korriku, Izraeli në mënyrën më brutale po sulmon Rripin e Gazës. Në natën e së enjtes, Izraeli ka rritur ofensivën, duke hyrë me këmbësori. Që nga e enjtja, mbi 300 viktima janë shënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat