Marrëdhëniet SHBA - Rusi në nivel të Luftës së Ftohtë

Bota

Marrëdhëniet SHBA - Rusi në nivel të Luftës së Ftohtë

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 21:03

Konflikti në Ukrainë, sanksionet e vendosura ekonomike ndaj Rusisë dhe shtrëngimi gradual i tyre, rrëzimi i aeroplanit Malajzian në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë dhe akuza e Washingtonit ndaj Moskës për pasje dorë, kanë bërë që marrëdhëniet amerikano-ruse të arrijnë nivelin e Luftës së Ftohtë.

“Kemi raporte se si separatistët e dehur ngarkojnë trupat e të vdekurve në kamionë pa asnjë respekt.
Ata po ndërhyjnë me provat, ata kanë hequr edhe pjesë të aeroplanit,” deklaroi sot Sekretari Amerikan
i Shtetit, John Kerry. Ai shtoi më tej se kontrolli dhe moslejimi i hetuesve ndërkombëtarë deri tash
tregon qartë për fajësinë, përgjegjësinë dhe përpjekjen për t’i fshehur provat.

Kryetarja e komisionit të Inteligjencës në Senatin Amerikan, Dianne Feinstein ka akuzuar presidentin
rus Vladimir Putin për rolin e tij në fuqizimin e separatistëve pro-rusë të Ukrainës dhe në masë të madhe
ja ka hedhur fajin për rrëzimin e aeroplanit dhe vdekjen e rreth 300 njerëzve. E pyetur se a mendonte se
marrëdhëniet amerikano-ruse kanëzbritur në nivelin e luftës së ftohtë, senatorja Finstein tha shkurt dhe qartë: Po.

Kur është fjala tek marrëdhëniet me Moskën, Administrata e presidentit Barack Obama është përqendruar
në izolimin e Rusinë duke ja prerë lidhjet ekonomike dhe politike në botën e jashtme me qëllim
të kufizimit të ambicieve të saj ekspansioniste. Në ekipin e sigurisë kombëtare të presidentit Obama tashmë
po flitet se më nuk do të ketë një marrëdhënie konstruktive me presidentin Putin, por ka një qasje të
re, afatgjate ndaj Rusisë, një version i përditësuar i strategjisë së Luftës së Ftohtë, ai i izolimim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat