Holanda reagon ndaj tragjedisë dhe trajtimit të saj

Bota

Holanda reagon ndaj tragjedisë dhe trajtimit të saj

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 01:00

Kryeministri holandez Mark Rutte thotë se kishte patur të shtunën një bisedë telefonike "tepër intensive" me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës i kishte kërkuar udhëheqësit rus të përdorë ndikimin e tij mbi separatistët rusë, për të ndihmuar në hetimet për rrëzimin e avionit malajzian mbi Ukrainë.

Zoti Rutte tha se i kishte thënë zotit Putin, se duhet t'i tregojë botës se ai synon që të ndihmojë në këtë proces.

Më tepër se gjysma e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit, të gjithë të vrarë në këtë tragjedi, ishin holandezë. Zoti Rutte tha se ishte tronditur shumë nga pamjet e rebelëve duke kërkuar në vendin ku u rrëzua avioni dhe duke marrë objektet që i përkisnin viktimave.

Ministri i Jashtëm holandez Frans Timmermans tha të shtunën se populli holandez është tepër "zemëruar" nga njoftimet se trupat po i zvarrisnin dhe se vendi ku ndodhen rrënojat po trajtohet në mënyrë të papërshtatshme.

Duke folur në Kiev, krahas presidentit ukrainas Petro Poroshenko, zoti Timmermans tha se zyrtarët holandezë duan të dinë shkaktarët e kësaj tragjedie dhe duan të prova për këtë.

Zoti Poroshenko i siguroi zyrtarët holandezë se qeveria e Ukrainës "po bën gjithshka që është e mundur" për të lejuar zhvllimin e një hetimi, nën drejtimin e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat