Kerry,Lavrov bisedojnë për aeroplanin e rrëzuar

Bota

Kerry,Lavrov bisedojnë për aeroplanin e rrëzuar

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 17:40

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan, John Kerry gjatë një bisede telefonike janë pajtuar që të gjitha provat nga aeroplani i rrëzuar i “Malaysia Airlines” duhet t’i dorëzohen hetuesve ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme ruse e ka bërë publike lajmin për bisedën telefonike mes Kerryt dhe Lavrovit, raporton Reuters.

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka njoftuar se të dy kryediplomatët janë pajtuar që Rusia dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës të shfrytëzojnë ndikimin e tyre në të dy palët kundërshtare që të ndalohen të gjitha aktet e dhunshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat