Rusia “rrëzon” një aeroplan të Ukrainës

Bota

Rusia “rrëzon” një aeroplan të Ukrainës

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 13:21

Ukraina ka thënë se një aeroplan rus ka hedhur poshtë një aeroplan të saj Su-25 në territorin ukrainas.

Zëdhënësi i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare të Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se “aeroplani ushtarak nga forca ajrore e Federatës Ruse ka sulmuar një aeroplan Su-25 të forcës ajrore tyë Ukrainës, derisa ai po kryente detyrat e tij në territorin e Ukrainës” mbrëmjen e 16 korrikut.

Ai ka thënë se piloti ka qenë në gjendje të dalë nga avioni dhe të evakuohet.

Rusia deri më tash nuk e ka komentuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat