Lufta në Irak është “revoltë popullore”

Bota

Lufta në Irak është “revoltë popullore”

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 12:08

Liderët sunitë të Irakut, të cilët ndodhen në mërgim, kanë thënë se uzurpimi i territoreve në veri dhe perëndim të Irakut nga militantët sunitë, ka qenë rezultat i “revoltës popullore” kundër qeverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki, të dominuar nga shiitët.

Rreth 300 klerikë sunitë, liderë fisnorë, komandantë kryengritës dhe biznesmenë kanë ndjekur një takim më dyer të mbyllura në Aman të Jordanisë, në lidhje me situatën në Irak.

Abdelmalek al-Saadi, klerik sunit, ka thënë pas takimit se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë qenë vetëm pjesë e një revolte të ndërmarrë nga fiset në zonat sunite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat