38 të vdekur nga stuhia në Filipine

Bota

38 të vdekur nga stuhia në Filipine

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 11:24

Një stuhi e fuqishme që ka goditur pjesën qendrore të Filipineve ka lënë 38 njerëz të vdekur dhe miliona pa energji elektrike.

Tetë persona po ashtu mbesin të zhdukur si pasojë e tajfunit Rammasun.

Stuhia ka zbarkuar në Filipine të martën në mbrëmje.

Ajo tani po lëviz drejt ishullit Hainan të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat