Kremlini dënon sanksionet e reja

Bota

Kremlini dënon sanksionet e reja

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 10:56

Kremlini ka kritikuar sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të "dështimit të Moskës për të ndërmarrë hapa që do të ndalonin dhunën në lindje të Ukrainës".

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se sanksionet janë “përpjekje primitive për t’u hakmarrë për faktin se ngjarjet në Ukrainë janë duke u zhvilluar ndryshe nga skenari i Uashingtonit”.

“Ne nuk e kemi ndërmend të tolerojmë shantazhin dhe të kufizojmë të drejtën për të marrë masa hakmarrëse”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat