Ka nisur armëpushimi 5-orësh në Gaza

Bota

Ka nisur armëpushimi 5-orësh në Gaza

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 10:05

Armëpushimi pesëorësh midis Izraelit dhe Hamasit ka nisur në orën 9:00, pas nëntë ditësh luftime.

Dy palët kanë rënë dakord që të ndalojnë sulmet deri në orën 14:00 për t’iu mundësuar banorëve të Gazës që të furnizohen.

Korrespondentët thonë se njerëzit jamë duke nxituar për të blerë ushqime.

Zyrtarët në Gaza thonë se sulmet e Izraelit kanë lënë 227 palestinezë të vrarë.

Raketat e Hamasit, ndërkaq, kanë vrarë një izraelit.

Izraeli ka nisur operacionin ushtarak më 8 korrik, me qëllim, siç ka thënë ai, ndalimin e sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit.

Por, Kombet e Bashkuara thonë se shumica e të vrarëve në Gaza janë civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat