Deklarata inekzistente e Erdoganit, nisi luftën verbale!

Bota

Deklarata inekzistente e Erdoganit, nisi luftën verbale!

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 22:10

Dje u tha se kryeministri turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka deklaruar se në rast të luftës, boshnjakët do t’i kenë pas vetes 100 milionë turq. Por, kjo deklaratë u mohua si e rrejshme nga ambasadorët turq në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Deklarata inekzistente nxiti kështu luftë verbale në mes të zyrtarëve turq dhe serbëve të Bosnjës. E, në këtë “luftë” u përfshi edhe kryeministri serb Aleksandar Vucic, i cili kreun e Republika Sërpskas, Milorad Dodik, e ftoi në “konsultime urgjente në Beograd”, transmeton Telegrafi.
Kjo ftesë e Vucicit u bë pasi Dodiku akuzoi Turqinë se gjoja “haptas dhe brutalisht rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Reagimet e tilla tregonin panikun nga Banja Lluka për konflikt të ri rajonal, ku serbët do të “shkelen” nga turqit.
“Ju betohem në Allahun e madh, se derisa unë të jam gjallë, nëse dikush në çfarëdo mënyrë i ngacmon boshnjakët, do të ketë kundër vetes 100 milionë turq”, gjoja ka thënë Erdogan nga një tubim zgjedhor në Turqi.
Lajmi të premten u shfaq në një faqe interneti, e pastaj u përhap në formë virale në të gjitha mediat e rajonit.
Anëtari serb i Presidencës së BH-së, Nebojsa Radmanovic, të shtunën tha “ se kjo është fyerja më e rënd ndaj serbëve dhe kroatëve e të gjithë të tjerëve që nuk janë boshnjakë e jetojnë këtu”.
Reagimi i Dodikut ndaj Vucicit, ishte shprehje frike se Turqia do të marr pushtetin ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. Por, deklarata e Erdoganit nuk kishte burim, ndërsa as nuk kuptohej se pse boshnjakët do të jenë temë e kampanjës së tij presidenciale.
Ambasadori turk në Sarajevë, tha të dielën se fjala është për “deklaratë inekzistente”.
“Turqia është mike e Bosnje dhe Hercegovinës. Ne duam këtë shtet në paqe, stabilitet dhe mirëqenie”, ka thënë Cihad Erginay për Anadolia.
Ndërsa, ambasadori turk në Beograd, Mehmet Kemal Bozay, po ashtu mohoi se Erdogan ka thënë diçka të tillë.
“Nuk është e vërtet”, ka thënë Bozay për Tanjug.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat