Siri, foshnja 2 muajshe i shpëton bombardimeve

Bota

Siri, foshnja 2 muajshe i shpëton bombardimeve

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 17:35

U deshën 16 orë që kjo foshnje të nxirret nga gërmadhat e një ndërtese të bombarduar në Alepo të Sirisë.

Në një video të publikuar në internet tregohen momentet kur një burrë përpiqet të tërheqë me kujdes fëmijën që ndodhet nën rrënoja.

30 sekonda ankthi derisa vajza 2 muajshe të nxirret e gjallë nga gërmadhat. Më pas të pranishmit shpërthejnë në duartroktitje dhe brohorima.

Videoja që ka bërë xhiron e botës është postuar në internet nga vullnetarët e Mbrojtjes Civile të Aleops, të cilët ndihmojnë banorët e zonave të prekura nga luftimet në Siri.

Në njoftimin e kësaj organizate thuhet se bashkë me foshnjën është shpëtuar edhe nëna e saj, e cila kishte mbetur e plagosur nga bombardimet.

Organizata e Mbrojtjes Civile të Aleops vepron kryesisht në zonat që kontrollohen nga kundërshtarët e Asad.

Qyteti thuajse është i ndarë në dysh, pasi në jug veprojnë forcat rebele, ndërsa veriu është nën mbikqyrjen e ushtrisë siriane.

Konflikti 3-vjeçar në Siri u ka marrë jetëm mijëra personave, ndërsa ka provokuar një eksod të madh të civilëve siriane drejt Turqisë dhe vendeve të tjera të mesdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat