Gjithçka është veç biznes: ISIS fiton 1 milionë dollarë në ditë nga shitja e naftës në tregun e zi

Bota

Gjithçka është veç biznes: ISIS fiton 1 milionë dollarë në ditë nga shitja e naftës në tregun e zi

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 14:27

Shteti Islami i Irakut dhe Shamit (ISIS), organizata terroriste e Ebu Beker El-Bagdadit që shpalli edhe Kalifat po e forcon pozitën e saj në Irakun Verior duke ngritur miliona euro fonde nga shitja e naftës në tregun e zi në Kurdistan, Turqi e Ira.
Xhihadistët fitojnë mbi 1 milionë euro për çdo ditë nga ky treg duke shitur naftën bruto që është në fushat e naftës që ata kanë pushtuar në Irak., thonë ekspertë të industrisë së karburanteve

Ata thonë se ndërmjetës r në rajonin e Kurdistanit të Irakut janë në gjendje të kthehen që të punojnë me ISIS’in për të nxjerr fitime të majme në favor të tyre.

Një raport thotë se qendra tregut ët zi të ISIS është qyteti i Tuz Khurmatu në skajet e rajonit kurd. Tregtarët atje janë duke pritur në kolonë me cisterna për tu furnizuar nga Kalifati me naftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat