Tensioni SHBA-Gjermani rrezikon tregtinë e lirë

Bota

Tensioni SHBA-Gjermani rrezikon tregtinë e lirë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 23:37

A është e mundur që Presidenti amerikan, Barack Obama, të mos ishte në dijeni të spiunit gjerman, që punonte për llogari të inteligjencës amerikane?

Burime të afërta të kancelares gjermane, Angela Merkel ngrenë dyshime mbi këtë hipotezë, që ka qarkulluar në ditët e fundit në Uashington. Kjo hipotezë përforcohet akoma më shumë, pasi Presidenti Obama nuk kishte pranuar të nënshkruante një marrëveshje të spiunazhit të ndërsjelltë me Gjermaninë, të ngjashëm me atë që Amerika ka nënshkruar me Britaninë e Madhe, Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë.
Këto zhvillime, por edhe skandali i përgjimit të telefonit të kancelares Merkel nga Agjencia amerikane e sigurisë, NSA, kanë vënë në dyshim marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, qeveria gjermane njoftoi se ka dëbuar nga vendi një përfaqësues të lartë të shërbimeve sekrete amerikane në Berlin. Analistët mendojnë se kjo duhet të ishte koha kur dy vendet të kishin marrëdhënie shumë të mira dhe harmoni në pikëpamjet e tyre.

Që nga çështja “Snoëden”, publiku gjerman ka akumuluar pakënaqësi të mëdha, edhe të një natyre ekonomike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sondazhet e opinionit publik në Gjermani sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga heqja e barrierave tregtare pasi do të eksportohej edhe modeli ekonomik gjerman, që është rrënjësisht i bazuar në ekonominë e tregut social dhe jo në tregun e mirëfilltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat