Turqia i tërheqë vërejtjen Izraelit: Mos sulmo civilët palestine

Bota

Turqia i tërheqë vërejtjen Izraelit: Mos sulmo civilët palestine

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 23:18

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl i ka tërhequr vërejtjen Izraelit, për siç thuhet, ndaljen e menjëhershme të sulmeve mbi popullsinë civile.
Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Gyl tha se palët duhet të kthehen në kushtet e armëpushimit të vitit 2012 dhe të nisin përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes.

Gyl tha se “Izraeli po mbjell farën e urrejtjes”.

“Izraeli po bombardon Palestinën nga ajri dhe toka, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm para syve të botës”, thuhet në deklaratën e Gyl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat