Forcat radikale përfitojnë nga lufta në Gaza

Bota

Forcat radikale përfitojnë nga lufta në Gaza

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:58

Zëra të arsyes dëgjohen gjithnjë e më pak. Kjo në një kohë kur shkallëzimi i dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve kërcënon të forcojë forcat radikale në të gjithë rajonin, mendon Naser Schruf..

Kush nuk do t'i kuptonte vuajtjet e prindërve të tri izraelitëve të rinj të vrarë dhe të adoleshentit palestinez që e dogjën të gjallë pas kësaj? Por hakmarrja dhe shpagimi kolektiv nuk janë përgjigjet e duhura për veprat e ekstremistëve të verbuar nga ideologjia.

As sulmet nga ajri, as ofensiva e ushtrisë izraelite nuk do të sjellë paqe dhe siguri në Vendin e Shenjtë. Izraeli u përpoq ta bënte këtë që në fillim të 2009-ës, kur trupat e tij marshuan në kuadër të ofensivës ushtarake "Plumbi i derdhur" në Rripin e Gazës. Por tri javë më pas u detyrua të tërhiqet për shkak të presionit të madh ndërkombëtar. Rezultati qe tronditës: më shumë se 1500 viktima vetëm në anën palestineze - dhe një përmasë shkatërrimi, e cila nuk është eleminuar deri sot.

Israel Palästina Konflikt Unruhen

Për fat të keq, gjendja e palestinezëve është kaq dëshpëruese, sa zërat e arsyes dëgjohen gjithnjë e më pak. Zgjerimi sistematik i kolonive në zonat palestineze bën pjesë në shkaqet, njësoj si arrestimet masive, forcimi i ithtarëve të vijës së fortë në politikën izraelite. Zërat e moderuar si presidenti palestinez, Mahmud Abas dobësohen në këtë mënyrë sistematikisht, kurse ekstremistët në të gjithë rajonin përfitojnë.

Thirrje nga Perëndimi

Po Perëndimi? Nga bota e jashtme vijnë vetëm thirrje të pashpresa. BE dhe SHBA paralajmërojnë për një përshkallëzim të ri dhe kërkojnë nga palët e konfliktit që të tregohen të përmbajtura. Këtë e kemi dëgjuar njëmijë herë. Tani nuk ka rrugëzgjidhje tjetër: palestinezët dhe izraelitët duhet të sillen sa më shpejt sërish në tryezën e negociatave. Dhe duhet ushtruar presion njësoj, ndaj të dyja palëve./DW/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat