Kurdët pezullojnë punën e Qeverisë irakiane

Bota

Kurdët pezullojnë punën e Qeverisë irakiane

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 16:10

Politikanët kurdë të Irakut do të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në qeveri, në shenjë proteste ndaj komenteve të kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili ka thënë se kurdët janë duke strehuar militantët sunitë që luftojnë qeverinë e tij.

Ministri i Jashtëm, Hoshiyar Zebari, i cili është kurd, ka thënë se kurdët nuk do të marrin pjesë në punën e qeverisë.

Maliki, i cili është shiit, ka thënë më 9 korrik se rajoni autonom kurd i Irakut është duke strehuar militantët sunitë, që kanë marrë kontrollin e disa pjesëve në veriperëndim të Irakut.

Në përgjigje, presidenca kurde ka thënë se Maliki është “histerik” dhe i paaftë për të drejtuar vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat