Vriten shtatë policë afganë

Bota

Vriten shtatë policë afganë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 15:44

Së paku shtatë policë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në perëndim të Afganistanit.

Guvernatori i provincës Ghor, Sayed Anwar Rahmati, ka thënë se incidenti ka ndodhur në qarkun Çadar Sadra.

Ai ka thënë se shpërthimi është pasuar me një betejë armësh midis policisë dhe një grupi të luftëtarëve talibanë.

Forcat afgane të sigurisë në Afganistan janë gjithnjë e më shumë në shënjestër të sulmeve militante, derisa trupat e huaja luftarake përgatiten të lënë këtë vend në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat