Obamës i kërkohen konsulta me Kongresin

Bota

Obamës i kërkohen konsulta me Kongresin

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:46

Më shumë se tre të katërtat e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit Barack Obama që të konsultohet me Kongresin për çdo marrëveshje finale me Iranin, për aktivitetet e tij bërthamore.

Thirrja është bërë në një letër të nënshkruar nga 342 ligjvënës, edhe republikanë, edhe demokratë.

Në letër thuhet se derisa afati i 20 korrikut për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse po afron, administrata Obama duhet të ketë “konsultime më të gjera” me Kongresin në lidhje me lehtësimin potencial të sanksioneve, që mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

Diplomatët nga gjashtë fuqitë botërore dhe Irani ndodhen aktualisht në Vjenë, duke punuar për arritjen e marrëveshjes, edhe pse thuhet se ka ende dallime mes palëve.

Gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkura, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – duan që Irani të reduktojë aktivitetet bërthamore, për të cilat druajnë se kanë për qëllim krijimin e armëve atomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat