Kerry u bashkohet bisedimeve për Iranin

Bota

Kerry u bashkohet bisedimeve për Iranin

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:08

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të udhëtojë drejt Vjenës në fundjavë për t’iu bashkuar bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Kerry “do që të shohë nëse mund të arrihet përparim” në çështjet, për të cilat ka ende dallime në qëndrime.

Gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkura, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – duan që Irani të reduktojë aktivitetet bërthamore, për të cilat druajnë se kanë për qëllim krijimin e armëve atomike.

Bisedimeve në Vjenë pritet t’iu bashkohen edhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë.

Rusia dhe Kina nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e kryediplomatëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat