Rusia i quan armiqësore sanksionet e BE-së

Bota

Rusia i quan armiqësore sanksionet e BE-së

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 20:47

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se zgjerimi i sanksioneve të Bashkimit Evropian për shkak të krizës në Ukrainë, është një “veprim armiqësor”, i cili do të ndikojë në bashkëpunimin dypalësh midis Moskës dhe Brukselit.

Diplomatët evropianë kanë thënë se BE-ja është pajtuar që të shtojë 11 emra të rinj në listën e njerëzve të sanksionuar me ngrirje asetesh dhe ndalesa udhëtimi.

Sanksionet e reja thuhet se prekin kryesisht liderët separatistë në lindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase ka thënë të enjten se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në luftimet me separatistët pro-rusë gjatë 24 orëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat