Flasin dëshmitarët: Si bëhet "tregtia me virgjërinë" në Kamboxhia

Bota

Flasin dëshmitarët: Si bëhet "tregtia me virgjërinë" në Kamboxhia

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:37

​Danet është 14 vjeçare dhe jeton në një shtëpi të ndërtuar nga druri, pa mure dhe vetëm me një pëlhurë.
Janë 11 të tilla të cilët jetojnë në këtë mënyrë, në një komunitet rural në Phnom Penh të Kamboxhias.

Asaj i pëlqen të lexoj përralla por për shkak të problemeve me sy, e ka të vështirë të bëjë një gjë të tillë.

Në moshën 10 vjeçare, ajo ishte mbyllur në dhomën e mysafirëve për disa ditë, në mëshirën e një pedofili britanik.

Nëna e tij e kishte shitur për një çmim prej 750 dollarësh.

Virgjëria e saj ishte pjesë e joshjes.

Danet e përshkruan Michael Leach, abuzuesin e tij, ish këshilltarin qeveritar si “të madh dhe mizor”.

“Ai nuk dukej mirë, dukej i çuditshëm”, thotë ai.

54 vjeçari, aktualisht po vuan dënimin me 12 vjet burg.

“Shpresoj se ai do të qëndroj aty përgjithmonë”, thotë Danet.

Të shiturit e virgjërisë së saj, pafajësisë së saj i mundësonte babait të saj 5 dollarë fitime në ditë.

“Nëna ime më dërgoi atje për herë të parë. Ditën tjetër atj më dërgoi babai. Nuk doja të shkoja por më thanë se duhej ta bëja për familjen time”, tregon ajo.

“Tregtia me virgjërinë” është shfrenuar në Kamboxhia, sidomos në kryeqytet dhe është “problem i madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat