Franca rekomandon të mos udhëtohet drejt Izraelit

Bota

Franca rekomandon të mos udhëtohet drejt Izraelit

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:34

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Jerusalemit, Tel Avivit dhe qyteteve të tjera të Izraelit, të cilat janë shënjestër e sulmeve të Hamasit.

“Ministria rekomandon që të shmangen vizitat në rreth 40 kilometra nga Rripi i Gazës” – sa është edhe gama e shumicës së raketave të Hamasit – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashmte franceze.

Mbi 80 palestinezë janë vrarë prejse Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza më 7 korrik, në përgjigje të sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit, që kontrollojnë Gazën.

Dhuna është përshkallëzuar pas vrasjes së tre adoleshentëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe më pas vrasjes së një të riu palestinez në Jerusalemin lindor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat