Lindja e Mesme: Ban Ki-moon bisedon me udhëheqës botërorë

Bota

Lindja e Mesme: Ban Ki-moon bisedon me udhëheqës botërorë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:35

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e cilësoi shtimin e dhunës së ditëve të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve, një nga rastet më të rënda me të cilat është përballur Lindja e Mesme në vite.

Zoti Ban tha të mërkurën se rajoni nuk mund ta përballojë një tjetër luftë, por ai shtoi se rreziku i dhunës atje po shtohet.

Shefi i OKB-së tha se e kishte kaluar pjesën më të madhe të ditës duke biseduar në telefon me udhëheqës botërorë, në përpjekje për gjetjen e mënyrave për ta kontrolluar krizën.

Një grup ambasadorësh arabë ka bërë thirrje për një takim urgjent sot të Këshillit të Sigurimit, për atë që diplomatët e cilësojnë agresion të Izraelit.

Avionët izraelitë bombarduan dje objektiva palestinezë, ndërsa militantë të Hamasit hodhën raketa deri në zemër të shtetit Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat