Kerry: Shqetësim i madh për zgjedhjet në Afganistan

Bota

Kerry: Shqetësim i madh për zgjedhjet në Afganistan

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:17

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Uashingtoni është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për ta ripërtrirë kredibilitetin e procesit zgjedhor në Afganisatn.

Duke folur sot gjatë vizitës në Pekin të Kinës, zoti Kerry ka theksuar se të dy kandidatët presidencialë në Afganistan, duhet të tregojnë qëndrim lideri në këtë kohë kritike.

Këto komente u bënë derisa kandidatët presidencialë në Afganistan, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, kanë shfaqur mospajtime të thella lidhur me atë se kush ka më tepër vota, pas shpalljes së rezultateve preliminare zyrtare, më 7 korrik.

Pritet që sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të qëndroj në Kabul më 11 korrik për të diskutuar lidhur me krizën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat