Ukrainë: Tre ushtarë të vrarë në pjesën lindore

Bota

Ukrainë: Tre ushtarë të vrarë në pjesën lindore

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:08

Tre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në përleshjet me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit.

Ushtria e Ukrainës tha se një ushtar ishte vrarë nga të shtënat e kryengritësve në një kamion me ushtarë afër qytetit Luhansk, ndërsa dy të tjerë e kanë humbur jetën kur makina e tyre e blinduar hasi në një minë afër Donjeckut.

Mbrëmë vonë, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike kanë kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Portoshenko, që mbështetet nga perëndimi, të lëvizë kah zgjidhja politike.

Presidenca franceze tha se Poroshenko ka premtuar “përmbajtje” në operacionin e ushtrisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat