Obama: Fëmijët të mos dërgohen ilegalisht në SHBA

Bota

Obama: Fëmijët të mos dërgohen ilegalisht në SHBA

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 08:50

Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka tërhequr vërejtjen prindërve në Amerikën Qendrore, që të mos i dërgojnë fëmijët vetëm nëpër Meksikë, për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Afro 57 mijë të mitur të pashoqëruar nga vendet e Amerikës Qendrore, e kanë kaluar kufirin jugperëndimor amerikan, prej tetorit të vitit të kaluar, në kërkim të jetës më të mirë.

Duke folur mbrëmë vonë në qytetin Dallas, Obama, poashtu, i ka bërë thirrje Kongresit, që të punoj së bashku me presidencën, për ta miratuar fondin emergjent prej 3.7 miliardë dollarësh për krizën e imigrantëve.

Këto komente Barack Obama i bëri pas takimit me guvernatorin e Teksasit, Rick Perry, i cili është anëtar i Paetisë Republikane.

Kërkesa e presidentit Obama për më tepër fonde nuk është pranuar mirë nga republikanët në Kongres, pasi thonë se plani i tij më tepër synon të merret me të miturit që tashmë kanë hyrë ilegalisht në SHBA, e jo ta ndalë fluksin e hyrjeve ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat