BE: Tetë bjellorusë hiqen nga lista e sanksioneve

Bota

BE: Tetë bjellorusë hiqen nga lista e sanksioneve

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 21:27

Bashkimi Evropian i ka hequr emrat e tetë zyrtarëve të Bjellorusisë nga lista e sanksioneve për shkak të abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Megjithatë, një emër i ri i është shtuar listës.

Gjithsej 225 individë, përfshirë presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, aktualisht janë subjekt i ndalimit të udhëtimit, ndërsa 25 kompanive u janë bllokuar pasuritë.

Kjo listë e zezë ishte përpiluar në janar të vitit 2011, pas një goditjeje brutale të policisë në Bjellorusi, kundër protestuesve, pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat