SHBA: Senatorët kërkojnë më tepër sanksione ndaj Rusisë

Bota

SHBA: Senatorët kërkojnë më tepër sanksione ndaj Rusisë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 18:52

Dy senatorë të lartë të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, u kanë shtruar sot pyetje zyrtarëve të administratës së presidentit, Barack Obama, lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

Kryesuesi i këtij komiteti, Robert Menendez, demokrat nga Nju Xherzi, dhe anëtari, Bob Corker, republikan nga Tenesi, kanë kërkuar gjatë seancës së dëgjimit për Ukrainën se përse administrata Obama nuk ka ndërmarrë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, tha se administrata mendon se sanksionet do të ishin më efektive me pjesëmarrjen evropiane dhe se po përgatiten më tepër sanksione.

Mëtutje, Nuland ka theskuar se liderët evropianë do të takohen më 16 korrik dhe pas kësaj date mund të pritet aksion i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat