AI: Politikat e BE-së i rrezikojnë imigrantët

Bota

AI: Politikat e BE-së i rrezikojnë imigrantët

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:38

Përpjekjet e Bashkimit Evropian për t’i mbyllur kufijtë e Evropës për imigrantët ilegalë, poashtu e ka ndalur qasjen e refugjatëve të zonave në konflikt, duke e vënë në rrezik jetën e tyre, thotë organizata për të drejtat e njeritu, Amnesty International.

“Efektiviteti i masave të BE-së për ta ndalur rrjedhën e imigrantëve ilegalë, është, në rastin më të mirë, nën pikëpyetje”, tha John Dalhuisen nga Amensty International, me rastin e publikit të raportit “Çmimi njerëzor i kalasë evropiane”.

“Njëherësh, çmimi në jetët njerëzore dhe vuajtja është e pallogaritshme dhe paguhet nga disa nga njerëzi më të ndjeshëm në botë”, thotë Dalhuisen.

Të detyruar që të marrin rrugë të rrezikshme, qindra vetë vdesin çdo vit duke u përpjekur të arrijnë në Evropë. Një rast i këtill ndodhi edhe vitin e kaluar kur 400 vetë e humbën jetën në ishullin italian Lampedusa, raporton AFP nga Brukseli.

“Përgjegjësia për vdekjet e atyre që përpiqen të arrijnë në Evropë është përgjegjësi kolektive”, tha Dalhuisen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat